Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të paradites. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen si fillim përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin por nuk priten reshje. Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. Por nuk do të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 34 gradë C në orët e mesditës.

Lexo edhe :  Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe rajoni i Balltikut do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Kjo situatë do të jetë si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare prej ditësh në Veri të Europës. Po ashtu; pjesërisht Qendra e kontinentit paraqitet me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV