Çmimi “Futbollisti më i mirë i vitit”, Leo Messi sfidohet nga De Bruyne dhe Haaland

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin e kaluar 2022-2023.

Tre të nominuarit për këtë çmim individual janë tre lojtarë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Leo Messi. Dy lojtarët e Manchester City-t dhe ish-futbollisti i PSG-do të garojnë këtë çmim, që do të jepet më 31 gusht, në Monte Carlo.

Tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e trajnerit më të mirë janë Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli).

trajneret.jpg

Këto çmime marrin parasysh sezonin e zhvilluar si në klube ashtu edhe në ekipin kombëtar të lojtarëve që kanë luajtur në futbollin europian.

Klasifikimi i pjesës tjetër:

4 llkay Gündgoan (Gjermani dhe Manchester City) – 129 pikë

5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City) – 110 pikë

6 Kylian Mbappé (Francë dhe PSG) – 82 pikë

7 Luka Modric (Kroaci dhe Real Madrid) – 33 pikë

8 Marcelo Brozovic (Kroaci dhe Inter) – 20 pikë

9 Declan Rice (Angli dhe West Ham) – 14 pikë

10 Alexis Mac Allister (Argjentinë dhe Brighton) – 12 pikë

11 Jesús Navas (Spanjë dhe Sevilla) – 6 pikë

Po më 31 gusht, datë kur do të zhvillohet mbrëmja gala e UEFA-s, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League, Europa League dhe Conference League.

Të fundit

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë"...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Lajme të tjera

Web TV