Pse BE riktheu Luigi Soreca-n në Tiranë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Ka pasur një zhvillim mjaft të rëndësishëm diplomatiko-politik, i cili nuk po merr realisht peshën që duhet. Edhe pse është një zhvillim i rëndësishëm, nuk ka pasur një vëmendje të veçantë për vendimin e Komisionit Europian për Shqipërinë. BE ka rikthyer në Shqipëri italianin Luigi Soreca si ambasador, pas largimit të Christiane Hohmann, e cila është rikthyer në shërbimin deiplomatik gjerman.

Rikthimi i zotit Soreca është një zhvillim shumë dimensional, që meriton një diskutim politik.Soreca u rikthye në Tiranë vërtetë përkohësisht por u rikthye pas një sulmi, ku largimi i tij u pa si një fitore. BE ka dashur të sjellë një mesazh pikërisht ndaj kontestatorëve të Soreca-s, të cilët realisht nuk se kanë pasur ndonjë argument bindës kundër tij.

Thjesht narrativa ka pasur si logjikë mbështetjen e fortë të ambasadorit ndaj reformës në drejtësi dhe përkatësisht SPAK. BE ka bërë të ditur se ardha e Soreca vjen për arsye të organizimit të samitit të Berlinit që zhvillohet në Tiranë. E që rë realisht ka një logjikë objektive, pasi edhe në rastin e samitit të dhjetorit 2022, ishte ambasada e BE në Tiranë që u mor me detajet teknike të samitit të liderëve të BE-së që për herë të parë u mblodhën në Tiranë.

 

Ndaj nuk duket se ka lidhje të domosdoshme me një organizim. Rikthimi i Soreca duket më shuë politik, për të treguar se BE vijon të përfaqësohet nga një symbol të luftësanti-mafia në epopenë e SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, ka edhe një logjikë politike nacionale, por që më shumë është simbolike me prokuror Soreca. Njeriu që përkrahu reformën në drejtësi që në minutat e para, u shantazhua, u sulmua dhe kur u rrit në gradë, u tha që u shkarkua.  Po që erdhi sërish çfarë do të thonë? Soreca sipas të gjitha gjasave ka ardhur të përmbushë një mision të rëndësishëm antikorrupsion të BE.

Lexo edhe :  Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Ai vetë ka qenë një bashkëpunëtor i Giovani Falcones e gjashat janë që të jetë prezent në zhvillime të rëndësishmë antikorrupsion në Tiranë. Por edhe për të përballuar sulmet që po i vijnë SPAK edhe nga anëtarë të BE-së si Greqia. Po duket se nuk është kjo misioni i Soreca-s, është shumë më i fortë.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV