E-mailet tradhtojnë Beqjan: Ndiqni me përparësi kontratat, Rjepaj-Rrapaj shokë, tani…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Një varg me e-maile mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, ish-zv/ministrit Klodjan Rrjepaj dhe emigrantit Ilir Rrapaj, janë zbërdhyer nga SPAK, duke krijuar besiminin në ç’montimin e skemës korruptive të konçesionit të sterilizimit.
E-Mailet tregojnë se ministri i kohës, Ilir Beqja, dyshohet të jetë përfshirë personalisht në këtë aferë. Ndërsa i gjithë biznesi i pisët është paracaktuar 4 muaj para se ministry Beqja të hapte zyrtarisht garën në 13 shkurt 2015 dhe ftonte konpanitë.
Plot 52 ditë para se Ilir Beqja dhe administratori i kompanisë konçesionare “Sani Service” Admir Daca, të firmosnin kontratën konçesionare, Beqja u ka dërguar një e-mail Klodjan Rrjepaj dhe Milva Ekonomit.
E-Maili i siguruar mban datën 11 Tetor 2015, vetëm një muaj pasi Beqja kishte shpallur fitues firmën e mikut të tij, Ilir Rrapaj.
“…ju lutem ndiqni me përparësi përgatitjen e kontratave për PPP respektive…”- u shkruan Beqja dy zv/ministrave.
Një E-Mail tjetër që implikon Beqjan në paracaktimin e këtij konçesioni është në datën 26 Tetor 2015, kur ende nuk ishte lidhur kontrata, pasi italiani Umbro Staçini në cilësinë e administratorit të kompanisë “Tecnosanimed” dhe “U.Jet,srl” i shkruan zv/ministrit Klodian Rrjepaj.
Ky i fundit më tej këtë e-mail ja përcjell dhe e ve në dijeni ministrin Beqja. Por ky i fundit sërisht përmes e-mailit ja përcjell përgjigjen Rrjepaj duke i pohuar se:”…pa ardhë përfshirja e Avokatit Shtetit, është shpejt për tu ulur për kontratë me italianët…”.
Në fakt edhe pse i ka marë mendim Avokaturës së Shtetit, kjo e fundit ka kthyer një përgjigje në ministry duke sqaruar se:”…në kushtet e mësipërme dispozitat e kontratës së dhënë nga konçesionari nëpërmjes shkresës më datë 13 janar 2016 nuk gjejnë zbatim në marëveshjen e nënshkruar dhe rënë dakord midis palëve.
Në dosjen e SPAK, se përmes këtyre komunikimeve, Rrjepaj dhe Beqja, del qartë se ishin në dijeni të fituesit të konçesionit, pikërisht të njerëzve që ata kishin takuar në itali dhe më të cilin kishin pasur komunikime të vazhdueshme, duke dalë së bashku jashtë shtetit.
Sipas dosjes së SPAK për hetimet mbi aferën me kompaninë “SaniService”, rezulton që Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të jenë miq, që nga koha e studimeve universitare.
Prokurorët e që po hetojnë koncesionin e sterilizimit kanë informacione të plota, që tregojnë se Rrapaj e Rjepaj përfunduan studimet në Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994.
Jo vetëm kaq, pasi në të njëjtat vite ka qenë student i Mjekësisë edhe shtetasi me inicialet Artan Lleshi, i cili është drejtor ne kompaninë koncesionare “Sani Service”.
Sikur të mos mjaftonin regjistrat e fakultetit, njohjen mes Rrapajt dhe Rjepajt e ka konfirmuar edhe një bashkëstudente e tyre me iniciale D.N.
Gjithashtu, në të njëjtin regjistër në “regjistrin 7”, ku ndodhet emri i shtetasit Ilir Rrapaj, vërehet emri i shtetasi Artan Lleshi, i cili ka përfunduar studimet në vitin akademik 1994-1995.
Shtetasi Artan Lleshi. rezulton të jetë Drejtor në kompaninë Koncesionare “Sani Service” që nga krijimi i saj. Gjithashtu, ai është administrator i kompanisë “Gamaservice”, kompani e cila ka transaksione në shitjet e kryera nga Koncesionari Sani Service për periudhën Prill 2020-dhjetor 2021 në vlerën 116 966 534 lekë (referuar informacionit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve).
Nga përmbajtja e këtyre akteve rezulton se Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë ndjekur bashkë studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitet 1991-1994 (1995-1996 të dy nuk kanë frekuentuar studimet). Gjithashtu, këta të fundit kanë përfunduar studimet me shtetasin Lleshin.
Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se Ilir Rapaj përfaqësuesi i subjektit “Investital LLC” dhe italiani Umbro Staçini përfaqësues i subjektit “Tecnosanimed SRL” dhe “U.Jet SRL”, që krijuan kompaninë koncesionare “Saniservice” kanë njohje personale me të dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.ministër i Shëndetësisë dhe z.Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë në kohën e përgatitjes dhe përfundimit të procedurës së koncesionit.
Njohja fillon prej muajit nëntor 2013, përpara procedurës së koncesionit. Kështu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas me linjën Ajrore Alitalia Rome në datën 15 qershor 2014.
Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të “Investital LLC” rezulton se ky subjekt është regjistruar në datën 17 korrik 2014 në Prishtinë me kapital 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj.
Ilir Rrapaj krijon kompaninë “Investital LLC” pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind dhe që më pas u bë pronarja e konçesionit.
Kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies të Vlerësimit të Ofertave të dhënies së koncesionit. Kompania kishte vetëm një të punësuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV