Dështon misioni i anijes kozmike ruse “Luna-25”, rrëzohet në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia ruse e hapësirës Roskosmos, ka njoftur se anija kozmike “Luna-25”, pasi u rrotullua në një orbitë të pakontrolluar, u rrëzua në Hënë.

“Sipas rezultateve të një analize paraprake, për shkak të devijimit të parametrave aktual të shtytjes nga ato të llogaritura, anija kozmike “Luna-25” kaloi në një orbitë të paplanifikuar dhe pushoi së ekzistuari, si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës”, thuhet në deklaratën e Roskosmos.

Raketa Soyuz me “Luna-25” është lëshuar më 11 gusht nga kozmodromi Vostochny, ndërsa në datën 16 të muajit ka hyrë në orbitën e Hënës.

Anija kozmike ruse ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës të hënën për të kërkuar ujë të ngrirë.

Dështimi për këtë mision prestigjioz nënvizon zbehjen e Rusisë si një fuqi hapësinore pas ditëve të lavdisë së konkurrencës së Luftës së Ftohtë, kur Moska ishte e para që lëshoi ​​një satelit në orbitën e Tokës – Sputnik 1 në vitin 1957 dhe kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë ​​në vitin 1961.

Rusia nuk kishte tentuar një mision në hapësirë ​​që nga “Luna-24” në 1976, kur Leonid Brezhnev ishte president i Bashkimit Sovjetik. “Luna-25” ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës nesër, më 21 gusht, sipas zyrtarëve rusë të hapësirës.

Rusia përballet me konkurrencën nga India, anija kozmike e së cilës, Chandrayaan-3, është planifikuar të ulet në polin jugor të Hënës këtë javë, dhe më gjerësisht nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat të dyja kanë avancuar ambiciet e tyre hapësinore.

Të fundit

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

Lajme të tjera

Web TV