Edhe baballarët mund të vuajnë nga depresioni kur bëhen me fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ndryshim nga vite më parë kur konsiderohej tabu të flitej rreth shëndetit mendor, sot gjithmonë e më shumë po i kushtohet rëndësi kësaj problematike që fatkeqësisht vijon të shënojë rritje në të gjithë botën. Të gjithë kemi dëgjuar për depresionin pas lindjes (post-partum), referuar ndryshe edhe si ‘baby blues’, por e dini që ai mund të prekë edhe burrat?

Sipas një studimi të publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, rreth 10% të baballarëve të ardhshëm shfaqin simptomat e depresionit post-partum që në tremujorin e parë të shtatzënisë së grave të tyre deri në 6 muaj pas lindjes së foshnjes. Për arsye ende të panjohura, ata përjetojnë ndryshime hormonale gjatë kësaj periudhe.

Niveli i hormonit seksual mashkullor testosteron zvogëlohet, ndërsa niveli i hormoneve “femërore” – estrogjenit dhe prolaktinës, si dhe i “hormonit të stresit” (kortizolit) rritet. Këto çrregullime të kombinuara me mungesën kronike të gjumit shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek ata. Përpos mungesës së gjumit, edhe faktorë të tjerë si marrëdhënia e ftohur me partneren , problemet financiare dhe përgjegjësitë rreth foshnjes janë burim i shfaqjes së depresionit pas lindjes. Disa burra veçanërisht të ndjeshëm, mund të shfaqin simptoma të tilla si të përziera dhe mbipeshë.

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes te baballarët?

Te disa meshkuj, depresioni pas lindjes mund të shfaqet me një humor të vazhdueshëm depresiv, ndërsa disa bëhen nervozë madje edhe agresivë. Baballarët mund të vuajnë nga ngulçimi madje edhe sulme paniku. Ata mund të humbasin interesin për seksin ose aktivitetet që më parë u kanë sjellë gëzim. Një nga shenjat e shpeshta është dëshira për të punuar më shumë – një burrë zhytet gjithnjë e më shumë në punë sepse nuk di si të përballet me stresin.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Ekspertët theksojnë se me këtë situatë përballen edhe baballarët që i vendosin kërkesa të larta vetes dhe shpesh pyesin veten nëse janë mjaftueshëm të mirë si baballarë./E.Ç

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV