Italianët heqin dorë nga pushimet në detin e tyre, preferojnë Shqipërinë dhe Greqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ngjitet në krye të destinacioneve të preferuara të italianëve për pushime verore. Në një sondazh të kryer nga një prej agjencive turistike të Firencës të publikuar nga gazeta “La Nazione” vendi ynë shihet gjithnjë e më shumë si destinacion për të kaluar lejen e Gushtit.

Shkaku kryesor është rritja e fortë e çmimeve në bregdetin italian duke e bërë atë të vështirë për t’u përballuar nga të paktën 2/3 e personave të pyetur. Sipas gazetës, personat e kontaktuar preferojnë një sezon me shpenzime më të ulëta dhe destinacione ndërkombëtare loë kost.

Sipas sondazhit, në krye të preferencave është Shqipëria e ndjekur nga Greqia dhe Egjipti.

“Është një trend që prej vitit të kaluar. Njerëzit kanë më pak para në xhepat e tyre dhe duan të shpenzojnë më pak, kjo është arsyeja pse ata po shkojnë drejt destinacioneve më të lira”, thotë Giancarlo De Leo, kreu i agjencisë fiorentine.

Sipas tij tashmë kohët kanë ndryshuar dhe turizmi italian duhet të përballet e me sfida të reja. Më pak italianë të shtresës së mesme që bëjnë pushime në plazhet tona pasi ata janë në kërkim të destinacioneve ku mund të shpenzojnë më pak, por edhe për të zbuluar destinacione më pak të vizituara nga turmat masive thuhet në shkrim.

“Ata që largoheshin për dy javë tani lëvizin për një, ata që iknin për shtatë ditë tani e bëjnë për një fundjavë”, citon La Nazione.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV