“Thjesht po plakem”, Charlize Theron hedh poshtë zërat për operacione plastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charlize Theron u ka dhënë përgjigje atyre që komentojnë se ka kryer operacioneve plastike për t’u dukur më e re, përmes një interviste të fundit.

Ylli 48-vjeçar i Hollivudit, prej shumë vitesh fytyra e famshme e fushatës legjendare të parfumit të Dior-it, J’adore, duke folur për bukurinë dhe rininë në revistën Allure u shpreh: “Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen fakti që po ndryshojnë dhe vitet”.

Më tej shtoi: “Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se kam bërë një operacion plastik në fytyrë. Unë thjesht po plakem”.

Theron në të njëjtën intervistë thekson faktin se nuk ka trajtim të barabartë për pleqërinë mes burrave dhe grave.

“Gjithmonë kam pasur një problem që meshkujt të rriten të trajtohen si verë e mirë që piqet, ndërsa femrat si lulet që janë tharë. Unë e urrej atë perceptim dhe dua ta luftoj kundër tij, por gjithashtu besoj se femrat duan të piqen. Në një mënyrë që mendojnë se u përshtatet atyre. Mendoj se duhet të kuptojmë se si secili prej nesh zgjedh të ndërmarrë këtë udhëtim.”/E.Ç

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV