Edhe Rita Ora provon terapinë “e frikshme”, çfarë është krioterapia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e kemi provuar sa qetësuese është një borsë me akull sa herë kemi lëndime në një zonë të caktuar të trupit. Por kjo është më minimalja… Në fakt, ajo që njihet si “trajtimi me të ftohtë” e ka origjinën nga greqishtja e vjetër – krioterapi.

Ka nisur të përfshihet në metodat e reja të trajtimit (pothuaj në dhjetëvjeçarët e fundit për trajtimin e disa gjendjeve estetike dhe mjekësore), por krioterapia ka origjinë të lashtë. Vetitë terapeutike të të ftothtit njiheshin që në lashtësi, por me kohën është vënë re se kjo lloj terapie, nëse përdoret siç duhet, mund të përmirësojë shumë probleme me shëndetin.

Rita Ora, së fundi ka publikuar disa foto “të ftohta” nga ky lloj trajtimi që kanë praktikuar ajo dhe bashkëshorti i saj. Përmes një kolazhi, Rita tregon përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila ofron shumë përfitime në shëndet.

Po çfarë i ndodh trupit nëse praktikon krioterapinë?

Krioterapia është një terapi kurative me të gjitha efektet e tij. Pavarësisht avancimeve të mjekësisë, krioterapia aktuale ka mbajtur konceptin bazë: të ftohtin, që më parë mendohej si një mjet për të lehtësuar dhimbjet më të thjeshta si ethet, dhimbjet muskulare etj. Por sot përdoret për të trajtuar shqetësimet dermatologjike si lythat, aknet, shenjat, neoplazmat dhe melanomat.

Efektet në organizëm

Praktika e krioterapisë mund të jetë e dobishme për organizmin. Për këtë është një teknikë që mund të përdoret për të trajtuar lloje të ndryshme sëmundjesh, sepse terapia vepron në inde dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Sistemi i qarkullimit të gjakut

Në nivelin vaskular, krioterapia nxit qarkullimin e enëve të gjakut. Një efekt i tillë është i qëndrueshëm deri sa të arrijë në 15 gradë celsius, ndërsa nën këtë kufi ka efektin e kundërt, pasi bllokon fibrat nervoze dhe nervat nuk arrijnë të transmetojnë sinjalin e të ftohtit.

Lexo edhe :  Dua Lipa konfirmon fejesën e saj me Callum Turner: Jam shumë e emocionuar

Sistemi nervor

Krioterapia vepron në nivelin nervor dhe redukton ndjeshëm shpejtësinë e transmetimit të sinjaleve.

Metabolizmi

Krioterapia ka veprim dhe në nivel metabolik. Pas aplikimit të të ftohtit, metabolizmi indor pëson një ngadalësim, meqenëse dobësohet reaksioni metabolik-biokimik.

Aparati muskular

Në nivel muskular terapia e të ftohtit është e dobishme për relaksimin e indeve dhe lirimin e muskujve. Dhe në këtë rast efekti i krioterapisë është i dyfishtë. Muskuli i përgjigjet me një rritje apo reduktim të tonifikimit. Kjo varet nga koha e aplikimit të të ftohtit në zonën e dëmtuar. Nëse aplikimi i akullit bëhet në një kohë të shkurtër, shoqërohet me një rritje të tonit muskular./E.Ç

Të fundit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Si funksionon Autopen: Roboti që nënshkruan në vend të Presidentit

Autopen është një pajisje elektromekanike që mund të replikojë një nënshkrim falë një krahu robotik që gjurmon lëvizjet e regjistruara. Ja se si funksionon...

Sulmet e Izraelit/ Reagon Trump: Irani s’mund të ketë një bombë bërthamore

Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit të premten në mëngjes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një...

E solli në BBV, Anaid Kaloti reagon ndaj Gjesti: Mosmirënjohëd

Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Anaid Kaloti ka shpërthyer ndaj fituesit të BBV4, Gjestit, pasi shprehet se nuk ka qenë mirënjohës...

Lajme të tjera

Web TV