“Mijëra ton eksport”/ Rama ndan pamjet nga kodrat me ullinj të Lushnjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 12 milionë rrënjë ullinjë, numërohen në gjithë territorin e vendit, 10 milionë prej të cilave janë aktualisht në prodhim.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga kodrat me ullinj në fshatin Dushk të Lushnjës, të cilat i cilësoi si “kodrat e jetës”.

Në gjithë vendin janë rreth 250 fabrika që prodhojnë vaj ulliri dhe 95 % e prodhimit të ullirit shkon për prodhimin e vajit, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë.

Për periudhën janar -qershor 2023, u eksportuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u eksportuan në total në 2022. Krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se këtë vit, parashikon ngritjen e laboratorëve të akredituar me qëllimin ofrimin falas së analizave për cilësinë e vajit të ullirit.

Po ashtu parashikohet edhe shtimi i kapaciteteve grumbulluese, depozituese, paketuese dhe të etiketimit të vajit të ullirit.

Qeveria ka mbështetur fermerët që kultivojnë ullinj me naftë pa taksa për punime të mekanizuara, duke i lehtësuar ata nga kostot e prodhimit.

Lushnja konsiderohet zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime blegtorale, të bimëve të arave, perimeve e bostanoreve në zonat e ulëta, si dhe me ullinj, drufrutorë e vreshta në zonat kodrinore.

Të fundit

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para...

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta...

“Më premtoi se do të kthehej”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lajmin...

Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja. Berisha kritikoi partitë e...

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti të INSTAT, gjatë muajit prill 2025,...

Lajme të tjera

Web TV