Milani bind dhe mposht pastër Bolonjën, “shkëlqejnë” blerjet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan e nis shumë mirë sezonin e ri, duke fituar 0-2 në fushën e Bologna-s. Një ndeshje e zgjidhur për 10 minuta lojë, nga minuta e 11-të deri në 21′.

Sezon i ri, zakon i vjetër për Oliver Giroud. Sulmuesi veteran francez shënoi golin e parë sezonal për kuqezinjtë. Në minutën e 11-të, pas krosimit të Pulisic, Rejnders asiston për Giroud, që falë përvojës së tij, e dërgon topin në rrjetë për 0-1.

Më pas, në minutën e 21-të, pas një lëvizjeje të zgjuar të Giroud, Pulisic shkarkon të djathtën, me topin që përfundon në rrjetë dhe 0-2 për Milan.

Milani u duk disi më i tërhequr në pjesën e dytë, sidomos në fund, por sa herë dilte në kundërsulm, ishte i rrezikshëm, sic ishte shtylla e Leaos në minutën e 90-të. Nuk pati më histori gjatë kësaj sfide, me Milan që merr fitoren e parë dhe konfirmon formën e mirë.

Të fundit

Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve...

The Economist: Njësia e re antikorrupsion (SPAK) e Shqipërisë po rrëzon figurat e mëdha

Artikulli i The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan akademikja shqiptare Lea Ypi në një libër që pritet të botohet, debatohej nëse korrupsioni...

Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas largimit nga ambientet televizionit News 24, duke vënë në dyshim etiketimin e tij si “media e lirë”. Në...

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”/ Nga shkurti në qershor shifrat janë trefishuar

Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili  raporton se kjo është një shifër...

Akulli po shkrin me një ritëm të përshpejtuar/ Studiuesit ngrenë alarmin

Gjetjet e reja nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) tregojnë se temperaturat në rajon ishin 3 gradë Celsius më...

Lajme të tjera

Web TV