“Qëllimi i Bashës, të largojë Berishën”, Çupi: PD duhet të zvogëlohet dhe të ringjallet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi, gjatë intervistës për ABC News, theksoi se qëllimi aktual i Lulzim Bashës është largimi i Sali Berishës nga PD dhe politika shqiptare. Gjatë lidhjes live me gazetarin Arlind Isa, analisti theksoi se PD nuk mund të jetë kompetitive derisa të largojë figurat anti perëndimore të saj.

“Me muaj të tërë e kam thënë se në krye të PD do të jetë Basha dhe kjo ka ligjësitë e veta. Lulzim Basha do të jetë në PD si kryetari i saj, pjesë e lidershipit të lartë politik të Shqipërisë me atë skuadër që do t’i mbetet por në fund të fundit do të jetë Basha. Ai gjithë jetën e tij politike ka bërë vrap në vend dhe ky pjesë diplomatike dhe strategjike në PD. PD sot për sot nuk ka për mision të fitojë zgjedhjet , të qeverisë Shqipërinë, të jetë e mira dhe e bukura e vendit. PD është gjëja e shëmtuar politike e Shqipërisë që e ka çuar vendin në shumë gropa. PD e Lulzim Bashës ka një qëllim të shporrë Sali Berishën nga PD dhe politika sepse është pjesa e errët e politikës shqiptare, anti-perëndimore e Shqipërisë dhe kriminale dhe pa e dëbuar këtë fenomen politika e opozitës nuk mund të jetë në kushte kompetitive dhe konkurruese dhe nuk mund të ringjallet. PD ka për mision që të zvogëlohet sa të jetë e mundur por të mbetet një thelb që është një politikë në dobi të vendit dhe të fillojë të ringjallet deri në momentin kur mund të themi se mbërriti në një moment ku mund të hyjë në konkurrencë me parti të tjera.”, u shpreh Çupi.

Sipas tij, Basha do të tolerojë të gjitha ‘rrjedhjet’ në parti dhe në këtë mënyrë, PD do të përmirësohet duke u zvogëluar.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

“Basha do të tolerojë të gjitha rrjedhjet dhe pjesëtimet e PD. Sa më shumë të pjesëtohet aq më mirë është për të dhe vendin dhe duke u pjesëtuar, krahu i Bashës, që ka guxuar të bëjë politike pro amerikane, do të jetë më i suportuari pro perëndimit. Dhe suporti perëndimor amerikan është një mbështetje shumë e fuqishme dhe një forcë e madhe për PD deri në momentin kur le të sjellim para syve kur vrapuesi i fundit të lërë frymën në pistë dhe të thotë nuk vrapoj dot më. Deri në momentin kur Basha të thotë se nuk vrapoj dot më në PD, do të jetë duke u zvogëluar për t’u përmirësuar. Basha po bisedon me të rinjtë në PD dhe kjo është faktori më i rëndësishëm që mund ta sjellë PD me persona të tjerë. Nuk mund të jenë në PD persona të tillë, por nuk ecën më PD. Basha do të shkojë me PD përpara me krejt njerëz të rinj, progesionist dhe të pandotur në politikë.”, theksoi analisti./nsh

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV