Shqipëria turistike, ana tjetër e medaljes/ Turistët italianë: Eksperienca negative në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është padyshim një nga destinacionet më të njohura për verën 2023. Çmimet më të ulëta në krahasim me Italinë dhe bukuria e peizazheve bënë që shumë italianë ta zgjedhin atë si destinacion pushimi.

Kjo madje u bë dhe motivi kryesor i politikës së verës ku këndej dhe andej Adriatikut kryefjala ishte turizmi shqiptar.

Por kjo ka dhe një anë tjetër të medaljes. Jo gjithçka shkon mirë për turistët italianë që vizitojnë Shqipërinë. Në TikTok, që është padyshim promovuesi kryesor i Shqipërisë turistike së fundmi kanë rrëfyer eksperiencën e tyre nga një ekskursion me anije dy turistë italianë që po bëjnë xhiron e mediave italiane.

Rasti i parë i raportuar në mediat italiane është ai kuzhinierit të njohur i ashtuquajturi në TikTok ‘Zio Rocco’-s, që jo rrallë herë ka promovuar bukuritë e bregdetit shqiptar. Por këtë herë ai rrëfen eksperiencën negative të një ekskursioni me anije në Sarandë, duke specifikuar në një video tjetër se nuk dëshiron të denigrojë të gjithë vendin, të cilin ai vërtet e vlerësoi shumë dhe në të cilin synon të kthehet.

“Dua t’ju tregoj për përvojën time në anijen pirate…. Anija kishte 100 vende, por ne ishim të paktën 300 vetë në bord. Udhëtimi zgjati 5 ose 6 orë dhe më shumë se gjysma e njerëzve mbetën në këmbë. Mes tyre kishte shumë çifte me fëmijë, madje me foshnje disa muajshe.”, thotë ai në videon që ka marrë 1.8 milion shikime.

Po nuk mbaron me kaq: “ZioRocco shpjegon se deti nuk ishte në kushtet më të përshtatshme për të lundruar me anije. Përveç kësaj, anija as që duhej të ndërmerrte këtë lundrim sepse deti ishte shumë i trazuar dhe nuk mund t’ju them sa njerëz u shkatërruan nga ky udhëtim dhe sa përfunduam me të vjella… Të përzier nga era e karburantit, gjatë rrugës u gjendëm në qendër të një feste me shkumë dhe unë rashë përtokë duke rrezikuar të godas kokën në stol. Mezi prisnim të ktheheshim, ishte vërtet stresues”, përfundon rrëfimin e tij ai.

Lexo edhe :  Më shumë mundësi për adoleshentët në Facebook dhe Messenger

“Turi me varkë makthi im në Shqipëri, drama e Gaias: Varkë me dy herë më shumë njerëz se kapaciteti”, është një tjetër titull që sjell eksperiencën e Gaia Marigo-s edhe ajo një turiste italiane me ndjekës në TikTok.

Gaia ballafaqon dy video: Te e para me #hashtagun: Si e imagjinon dhe si ta tregojnë “Turet e varkave”, shihen imazhe reklamuese që tregojnë grupe djemsh që zhyten nga anija, bëjnë banjo dielli dhe relaksohen.

Në videon e dytë me “Si është në realitet” turistja italiane tregon sesi ishte gjendur në një barkë me dyfishin e kapacitetit që ajo lejonte./nsh

Të fundit

Golem/Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, vihet në pranga drejtuesi teknik i firmës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues...

‘Luftë online’ mes LaCivita me Evi Kokalarit në rrjet

Debati është i fortë dhe po zhvillohet në të gjitha rrjetet sociale që përdoren kryesisht nga republikanët në SHBA; X dhe Facebook. Ineresant është...

Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në tregje . Një dollar është...

“Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë...

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se presidenti turk është...

Lajme të tjera

Web TV