Kërcënohet me jetë shkrimtari i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është kërcënuar me jetë këtë të hënë shkrimtari i njohur Flamur Buçpapaj.

Policia bën me dije se Buçpapaj është paraqitur në komisariat mbrëmjen e sotme dhe ka kallëzuar se është kërcënuar me jetë nga Eduard Dumi. Mësohet se shkrimtari ka një konflit pronësie me Dumin, për një pronë në Vishnje të Tiranës.

Pas denoncimit nga Buçpapaj, policia ka shoqëruar në komisariat Eduard Dumin. Burime bëjnë me dije se shkrimtari është kërcënuar gjithashtu me familje, për shkak të konfliktit të pronësisë që vazhdon për pesë vitet e fundit.

DVP Tiranë

Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij.

Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./e.t

Të fundit

Papa paralajmëron politikanët për sfidat që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale

Papa Leoni i XVI paralajmëroi politikanët këtë të shtunë, më 21 qershor, mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale,...

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për të përmbyllur një marrëveshje me...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Lajme të tjera

Web TV