Pogradec/ U gjet e pajetë në kasolle, 12-vjeçarja i kishte prindërit të divorcuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëdnë e ndodhur sot në Pogradec, ku një 12-vjeçare u gjet e pajetë pranë një kasolle në afërsi të banesës së saj.

Mësohet se e mitura është gjetur e vdekur nga gjyshja e saj, ndërsa nuk dihen rrethanat mbi ngjarjen.

Mësohet se viktima ka qenë vetëm në banesë dhe në shtëpinë e saj nuk ka pasur asnjë familjar, dhe më pas është gjetur nga gjyshja. Bëhet me dije se pasi gjyshja e ka gjetur të pajetë mbesën e saj, ka lajmëruar fqinjët dhe policinë. Sipas informacioneve vajza jetonte me te atin, pasi prindërit i kishte të divorcuar.

Vajza nuk ka shfaqur probleme më parë dhe ende është duke u punuar për të zbardhur të plotë ngjarjen nga një grup hetimor. Dyshimet e policisë janë se e mitura është vetëvarur ndërsa në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./nsh

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV