Einxhel Shkira sqaron ndjekësit “e shqetësuar” pse veshi fustan të zi në dasmën e kunatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Einxhel Shkirën, ngjyrat janë të gjitha njësoj. Përmes një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram Story, Einxhel iu përgjigj komenteve të njerëzve të cilët nuk qenë dakord me veshjen e saj në dasmën e kunatës.

Në ceremoninë e martesës së motrës së partnerit të saj, DJ Dags, Einxhel u shfaq me një fustan të zi.

“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti që ke për njerëzit tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di cila është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt për dikë, por unë jam më shumë me idenë që këto të dyja tregohen me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit,” u shpreh Einxhel.

“Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq, rozë e të tjerë e të tjerë e që nuk durojnë dot njëra-tjetrën. Ndaj preferoj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time dhe të më dojë,” shtoi ajo.

“Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli. Unë doja lejla, por format e mia trupore nuk ishin gati dhe kunata më sugjeroi të ziun,” përfundoi moderatorja./E.Ç

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV