Escobar dhe Lajçak diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë takuar për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri të Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, kanë diskutuar “në thellësi” për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Bashkë me ekipet tona, ne e kaluam ditën e djeshme në një diskutim të thellë për dialogun, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, si dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në Tëitter për takimin e tyre të 22 gushtit në Bruksel. BE-ja ndërmjetëson prej më shumë se dhjetë vjetësh në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës në fund të majit, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në dialog. Bashkë me konstatimin se Qeveria e Kosovës i ka injoruar kërkesat e saj, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në fund të qershorit, në formë të pezullimit të përkohshëm të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale është pezulluar. Në tentim për t’i ulur tensionet në veri, Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, arritën marrëveshje për shtensionim të situatës në veri më 10 korrik, në Bratisllavë. Përveç hapave konkretë që kanë të bëjnë me tërheqjen e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, BE-ja theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë, më 16 gusht, tha se kërkesat e vendit të tij ndaj Qeverisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë me presion. Blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë e policisë në dhe përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë tha se duhen edhe hapa të tjerë që do të çonin në shtensionimin e mëtejmë të situatës në veri, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Këta janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfishirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, tha Stano.

Të fundit

UEFA merr vendimin, ja në çfarë ore do të luhet finalja e Championsit këtë vit

Vetëm pak orë para shortit për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, UEFA ka lëshuar një njoftim të...

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore. Ka qenë...

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Lajme të tjera

Web TV