Rrëzimi i avionit, WAGNER kërcënon Putin: Po nisemi drejt Moskës (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yevgeny Prigozhin ndërroi jetë pasditen e djeshme pasi avioni me të cilin ai po udhëtonte u rrëzua pranë Moskës.

Të shumtë janë ata që e cilësojnë këtë ngjarje si hakmarrjen e Vladimir Putin ndaj tij, për grushtin e shtetit të nisur disa muaj më parë, e nisur nga kjo grupi Wagner ka kërcënuar presidentin rus.

Në një reagim pas lajmit për aksidentin, grupi mercenar ka kërcënuar se do të nisë një marshim drejt Moskës, teksa postuan një video rrëqethëse në mediat sociale duke u zotuar për ndëshkim nëse lideri i tyre konfirmohet i vdekur.

Megjithatë, spekulimet sugjerojnë gjithashtu se Prigozhin mund të ketë falsifikuar vdekjen e tij pasi një avion i dytë, me lidhje me Wagner, u pa në radarin e fluturimit duke fluturuar mbi të njëjtin rajon Tzer, 60 milje në veri të kryeqytetit.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që ai kishte arritur të zhdukej: ai u shpall zyrtarisht i vdekur në Afrikë në vitin 2019, përpara se të rishfaqej përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Megjithatë, nga ana e Kremlinit zyrtar, Prigozhi nsë bashku me 9 persona të tjerë janë shpallur zyrtarisht të vdekur.

Të fundit

Sot, 100-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Themelimi i saj u bë realitet në bazë të marrëveshjes...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje. Julia Stewart iu tha se nuk do të bëhej kurrë CEO e Applebee ndërsa...

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi...

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për...

Lajme të tjera

Web TV