Alexis Sanchez rikthehet tek Inter vetëm një sezon pas largimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alexis Sanchez rikthehet dhe zyrtarizohet te Inter pas një viti nga largimi i tij. Kileni u rikthye në Milano nëpërmjet një operacioni shkëmbimi me Joaquin Correa i cili transferohet te Marseille.

Sulmuesi është gati për aventurën e dytë te zikaltërit me 34-vjeçarin që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2024 ndërsa do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Në aventurën e tij të parë me Inter, Sanchez ka koleksionuar 109 paraqitje, 20 gola dhe tre trofe me fanellën zikaltër. Sanchez do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për transfertën e së hënës ndaj Cagliarit, ndeshje që mund ta ndiqni në SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:45.

Të fundit

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV