Rithemelimi do të garojë me fituesin e primareve Emri Vata për zgjedhjet në Bashkinë Kukës që pritet të mbahen më 24 shtator.
- Emri Vata 274 vota,
- Ardian Elezi 163 vota
- Gëzim Shehu 170 vota
- Uran Cengu 47 vota
- Ylber Elezi 18 vota
Procesi nisi në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Vata do të garojë nën siglën e koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kukës përballë Albert Halilaj të propozuar nga socialistët, por edhe ndaj garuesit të Partisë Demokratike. PD nuk ka dalë ende me një kandidat për bashkinë Kukës ndërsa mundësitë për bashkimin e demokratëve edhe në këtë garë përballë mazhorancës janë pothuajse zero.
Ky vendim i krerëve të Berishës e Bashës ka sjellë pakënaqësi te demokratët e Kukësit të cilët kërkonin bashkim, por në këmbim morën sërish replikat e përçarjes. Nisur nga kjo klimë me dy kampe, Admir Sinamati hoqi dorë nga zgjedhjet për Bashkinë Kukës.
Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish administratorin e qytetit. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator. /kb