Si të trajtoni veten këtë periudhë virozash, ja çfarë duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë periudhë në vendin tonë virozat janë bërë shumë prezente si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Kur bëhet fjalë për simptoma të tilla si temperatura e lartë kërkohet një kujdes maksimal.

Temperatura e lartë është një patologji e shkaktuar nga çrregullimi i qendrës hipotalamike, që është rregullatori i temperaturës së trupit.
Sigurisht që ekspertët e shëndetit rekomandojnë përdorimin e ilaçeve si paracetamoli apo ibuprofeni, por gjithmonë sipas këshillës së mjekut.
Në këtë artikull do ju tregojmë disa nga ushqimet që dhet të konsumoni kur jeni me temperaturë dhe cilat jo.

Supë pule
Supa e pulës është një nga ushqimet më të domosdoshme në ditët me viroza. Ajo është një burim i shkëlqyer i mineraleve, vitaminave, kalorive dhe proteinave për të cilat trupi ka nevojë.

Lëngjet e mishit
Ashtu si supa e pulës, lëngjet e mishit janë burime të shkëlqyera të lëngjeve dhe elektroliteve që mund të jenë të dobishme kur jeni të sëmurë. Kur janë të nxehta, ato gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e bllokimit të sinuseve.

Lëngjet e frutave dhe ujë
Konsumoni sa më shumë lëngje dhe ujë kur jeni sëmurë. Trupi ka nevojë të qëndrojë gjithmonë i hidratuar në mënyrë që edhe temperatura të balancohet.

Frutat
Kurrë mos neglizhoni frutat. Ato janë kundërshtarët numër një të virozave. Përqëndrohuni kryesisht në konsumin e bananeve, portokalleve, limonit, ananasit etj.

Në ditë të vështira si këto hiqni dorë nga pijet e gazuara, alkooli, kafeina, ato vetëm sa do të rrisin kohëzgjatjen e rikuperimit për shkak se ndikojnë në dehidratimin e trupit.

Ndërsa në rastet kur temperatura shkon mbi 39 gradë bëhen kompresa me ujë të ftohtë (jo me akull), të cilat vendosen në venat jugulare (në qafë poshtë veshit) dhe në venat femorale (rrëzë kofshëve)./E.Ç

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV