Pse çiftet në Japoni nuk thonë ‘Të dua’?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kemi parë pafund foto romantike nga Tokio të çifteve që pozojnë poshtë pemëve të qershive në pranverë, por a e dinit se ata nuk e thonë frazën “Të dua”?

Sipas një sondazhi të fundit, vetëm 45% e meshkujve në të 20-at dhe 30-at e kanë thënë të paktën një herë në jetë këtë frazë romantike. Sa i përket femrave kur shprehin ndjenjat, 64% preferojnë fjalën ‘suki’ (më pëlqen) në vend të “aishiteru” që do të thotë ‘Të dua’.

Madje kur partneri i tha Princeshës japoneze Mako “Të dua” në publik para dy vitesh, shumica e japonezëve e konsideruan si gjest jo etik dhe ‘perëndimor’.

Por pse japonezët nuk thonë dot “të dua”?

-Së pari ata preferojnë të shprehen në mënyrë indirekte. Ata besojnë se bukuria e gjuhës qëndron në atë që nënkuptohet. Kjo është arsyeja pse pas një takimi të dështuar ata mund të dërgojnë një mesazh të tipit “Do të shihemi përsëri” në vend që ta refuzojnë drejtpërdrejt personin tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për shprehjet e dashurisë. Për shembull, në vend që të bëjë një propozim martese, një burrë japonez mund t’i kërkojë të dashurës së tij t’i gatuajë supë miso çdo ditë.

–Së dyti, ata besojnë se nëse ka kimi të mirë mes dy njerëzve, fjalët janë të panevojshme. Që në një çift vërtet të lumtur, dikush mund të lexojë mendjen e tjetrit dhe të kuptojë ndjenjat e tyre pa u shprehur qartë.

Dhë së fundmi fjala “dashuri” nuk ka të njëjtën peshë në fjalorin japonez./E.Ç

Të fundit

U vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për Eduart Ismailajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për...

Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Blerina Gjylameti ka dedikuar një shkrim lamtumire dhe falenderimi me rastin e seancës së fundit parlamentare të kësaj legjislature, ku ajo ishte pjesë si...

Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën. “Isha në Porto të Portugalisë, ku mbajti punimet...

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025

Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës. Kuvendi miratoi me 72...

Nga Spanja, Portugalia dhe Anglia, bota e futbollit vajton vdekjen e Diogo Jota

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme pas vdekjes së Diogo Jotës. Ish-sulmuesi i Liverpoolit humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllanë e...

Lajme të tjera

Web TV