Tangërllëku kushton/ Shqiptarët harxhuan “një dynja” me lekë për makina të shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë makina më të mira, më të reja dhe më të shtrenjta.

Raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor ka nxjerrë në pah, se shpenzimet për të blerë makina janë rritur.

Rreth 44,5 miliardë lekë të reja është totali i investuar nga shqiptarët për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të parë, në 7 muajt e parë të vitit 2023.

Kjo shifër është 31%  më shumë  krahasuar me vitin 2022 dhe 55% shumë nësë do të karahasojmë me të njëntën periudhë të vitit 2018.

Të dhënat tregojnë se janë blerë  42,238 mjete  dhe vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë është 1,033,512 lekë të reja.

Nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, shohim se vlera e një makinë është 11.4% më e lartë dhe 36% më shumë se në vitin 2018.

Për ekspertët këto të dhëna tregojnë se shqiptarët jo vetëm po “motorizohen fuqishëm” por edhe po blejnë mjete më të mira më miqësore me ambientin dhe më të sigurta. Njëkohësisht kjo tregon dhe rritjen e forcës blerëse dhe ekonomik./E.T

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV