Italianët të “fiksuar” me Shqipërinë! Edhe në internet kërkojnë… “Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debatet kryesisht për çështjet politike karakterizuan këtë verë për italianët në rrjetet sociale.

Por një analizë e kryer nga kompania “Arcadia”, e botuar në të përditshmen italiane “Panorama” zbuloi tre temat për të cilat kanë diskutuar apo kërkuar më shumë italianët në internet.

Fjalët kyçe për të cilat italianët kërkuan apo komentuan në shumë ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe fjala “akcizë”.

Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit. Ndërkohë që ”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë. Vendin e tretë më të përmendur në komentet e italianëve e zuri fjala ”akcizë” me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180.

Ajo që është shfaqur dukshëm është se fotot e faturave të bareve dhe restoranteve kanë gjeneruar interes të madh duke ndezur diskutime të gjalla në mediat sociale.

Duke kaluar te analiza e angazhimit, ”paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse. Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online.

”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.

Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për “pagën minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi 1,6 milionë shikime./ S.M

Të fundit

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian...

Mavijosja në dorën e Trump, çfarë do të thotë?

Imazhet e fundit të mavijosjes së duarve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë rinisur debatin mbi shëndetin e tij. Një gjë e tillë...

Lajme të tjera

Web TV