Çadrat me vete!/Shiu nuk ndalet, temperaturat bien, ja çfarë do ndodhë në orët në vazhdim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në mënyrë të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën veriore dhe në qendër, pastaj reshjet do të shpërndahen dhe në pjesën tjetër me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 7-12m/sek. Valëzim në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 14 deri 28 °C, në zonat e ulëta 14 deri 30 °C dhe në zonat bregdetare 18 deri 29 °C./ S.M

Të fundit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV