Fatos Nano prej ditësh në intubim/ Spitali Hygea: Gjendja e tij është stabilizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është intubuar në spitalin privat Hygea në Tiranë që prej të enjtes mbrëma (24/8), për shkak të një problemi kronik të frymëmarrjes.

Sipas një përditësimi nga spitali, gjendja e tij është stabilizuar, ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme.

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Fatos Nano, 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë.

Ai është themeluesi dhe presidenti i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika./ S.M

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV