Lëvizje brenda opozitës/ Basha takohet me krerët e dy partive të njohura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë këtë shtator, duket se brenda opozitës po ndodhin zhvillime të reja.

Ditën e mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

Në takimin e zhvilluar në një ambient publik, ka qenë i pranishëm edhe deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, një nga mbështetësit më të fortë të grupimit të Bashës i cili ka kritikuar publikisht veprimet politike të Sali Berishës.

Ndonëse mbetet e paqartë se çfarë kanë diskutuar në këtë takim, duket se Basha po tenton të afrojë aleatët e dikurshëm, si Shehi dhe Duka, të cilët kanë mbajtur një qëndrim neutral sa i përket konfliktit në PD./e.t

Të fundit

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Spitali i Gjirokastrës, Rama: Do u shërbejë mbi 60 mijë banorëve

Vijon puna për rikonstruksionin e Spitalit të Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i spitalit, ku përmes një posëtimi në rrjetet sociale,...

810 mijë euro të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes që tregtonte produkte dhe nënprodukte...

Lajme të tjera

Web TV