“Ankth dhe dhimbje”/ E thonë shkencëtarët: Ja si ndikon marihuana në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A po përdorni, ose po mendoni të përdorni marihuanë për të ndihmuar me ankthin, dhimbjen, spazmat e muskujve, të përzierat gjatë shtatzënisë, gjumin e dobët dhe më shumë?
Ju mund të habiteni kur të zbuloni se tashmë ka prova cilësore mbi përfitimet që sjell konsumimi i saj.
Shumica e provave më bindëse në studim, në fakt, vunë në dukje dëmet e mundshme të përdorimit të marihuanës, veçanërisht për gratë shtatzëna, personat që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, si dhe të rinjtë që aktualisht përbëjnë shumicën e përdoruesve të saj.
Sipas këtij studimi, përdoruesit e marihuanës kishin nivele më të larta të plumbit dhe kadmiumit në gjakun dhe urinën e tyre sesa njerëzit që nuk përdorin barërat e këqija.
“Krahasuar me jo-përdoruesit, përdoruesit e marihuanës kishin 27% nivele më të larta hekuri në gjakun e tyre dhe 21% nivele më të larta në urinë”, tha Tiffany Sanchez, një asistent profesor i shkencave të shëndetit mjedisor në Shkollën Publike “Mailman” të Universitetit Columbia.
Nga ana tjetër, u zbuluan edhe disa përfitime që vijnë nga përdorimi i marihuanës, veçanërisht për “dhimbjet kronike, spazmat e muskujve dhe gjumin, por vetëm për disa njerëz”, tha Carol Boyd, drejtoresha themeluese e Qendrës për Studimin e Drogës, Alkoolit, Duhanpirjes dhe Shëndetit në Universitetin e Miçiganit.

Kemi dëgjuar shpesh të rinj që thonë se mariuhana i ka ndihmuar në shëndetin e tyre mendor.

Por kjo në këtë studim ka rezultuar ndryshe. Pasi studimi zbuloi se përdorimi i saj rrit rrezikun e shfaqjes së një çrregullimi psikotik ose mendor.

Psikoza, që përkufizohet si shqetësim emocional aq i rëndë sa që një person humbet kontaktin me realitetin, mund të ndodhë te njerëzit me skizofreni, çrregullim bipolar ose depresion të rëndë.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Gjithashtu, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, mund të shkaktohet nga “keqpërdorimi i drogës”.

Përveç shëndetit mendor ky studim gjeti prova “bindëse” edhe për gratë shtatzëna, të cilat i drejtohen marihuanës për të lehtësuar të përzierat e tyre, veçanërisht gjatë tremujorit të parë.

Nga kjo gjë e pëson dhe fëmija ku rrezikon të lind më një peshë mjaft të vogël.

“Unë nuk rekomandoj që gratë shtatzëna të përdorin marihuanën, sepse ai lidhet me peshën e fëmijës dhe bazuar në të dhënat e studimit tek kafshëve, mund të ketë efekte në trurin e fetusit. Marihuana gjithashtu mund t’i kalohet foshnjës gjatë ushqyerjes me gji”, ka thënë një nga ekspertët./ S.M

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV