Banesat sociale/ Hyn në fuqi ligji që trajton administratën publike me kredi lehtësuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet e reja në ligjin për strehimin social. Sipas këtij ligjim që ka hyrë në fuqi, punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të jenë pjesë e programit të kredive të buta për të përfituar kredi me 0% interes në blerjen e një shtëpie.

Ligji parashikon që, me vendim të këshillit të ministrave, çdo vit do të hapen kuotat, ndërsa për vitin 2023, qeveria vendosi të hapë 300 kuotat e para, të ndara në mënyrë të barabartë për mjekët, policët dhe ushtarakët. Ky është vendimi i publikuar në fletoren zyrtare që ka hyrë në fuqi.

Sipas vendimit, aplikimet e kandidatëve do të shqyrtohen bazuar mbi një sistem pikëzimi.

Për policët, që të kualifikohen për programin, ata duhet të jenë të martuar.

Kriteret e strehimit përfshijnë mospasjen e një banese në pronësi, kriter tjetër është jetesa në banesa në rrezik shembje si rezultat i fatkeqësive natyrore, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familje që humbasin banesën si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, janë banues në shtëpi që do tu prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike.

Për këto kategori kushte të tjera përfshijnë pagën të një niveli të përcaktuar me VKM dhe mos të kenë pak se dy vite të punësuar në administratën publike.

Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive.

Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur punonjësi i administratës jep dorëheqjen pa kaluar pesë vite pas miratimit të kredisë ose shkarkohet me shkelje.

Lexo edhe :  “Filloi të më dhunonte”/ Big Mama rrëfen historinë e dashurisë: Më kishte rënë në kokë

Ndërkohë me kredi me 0% interes do trajtohen familjet e policëve të rënë në detyrë. Gjithashtu në ligjin e ri, termi, çift i ri është zëvendësuar me familje e re. Por, anëtari i familjes së re, që do bëjë kërkesë të hyjë në programin e strehimit nuk mund të jetë mbi 38 vjeç.

Ndryshime ka edhe për termin të ardhura familjare, ku sipas ligjit do të përfshihen ato që sigurohen nga pagat, veprimtaria ekonomike, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme.

Për kërkesat e strehimit social në çdo bashki aplikimet do të kalojnë në “e-Albania”/ S,M

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV