Ekspertët “zbërthejnë” rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës në Shqipëri po njeh sërish rritje. Gjatë ditëve të fundit një litër naftë dhe një litër benzinë po shiten në kufijtë e 200 lekëve, çka po rëndon xhepat e qytetarëve.

Por si e shpjegojnë ekspertët këtë rritje të re të çmimit të naftës në vend?

“Në ditët e fundit po të kemi parasysh…monedha jonë po zhvlerësohet, kjo teorikisht duhet të çonte në uljen e çmimit të naftës, por ndodhi e kundërta. Ka një rrezik që këto kompani po operojnë duke gjetur një gjuhë të përbashkët, duke evituar konkurrencën dhe duke punuar ai një kartel i vetëm duke paracaktuar çmimet”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Një vit më parë qeveria krijoi bordin e transparencës për të mbajtur nën kontroll çmimin e naftës, por i cili tashmë ka pushuar së funksionuar.

“Teorikisht shteti, përtej mungesës së bordit, kemi institucione. Bordi nuk është se bëri gjë, mundohej që të mbante marzhin e fitimit të kompanisë. Megjithatë, kemi institucione të konkurrencës që duhet të monitorojnë tregun dhe të shikohet ku abuzohet me fitime”, shprehet Muço.

Lëvizja e çmimit në bursë është një prej argumenteve që përdorin tregtarët e naftës në vend. Por sa qëndron kjo sipas ekspertit?

“Reagimi kur çmimet në bursë ulen është shumë i vakët, sepse kompanitë e justifikojnë me faktin që ne kemi gjendje, por kur çmimet në bursë rriten në mënyrë të menjëhershme, pse nuk e përdorin gjendjen që të vazhdojnë me atë çmim? Në fakt, ky është abuzimi i tregtarëve dhe në këtë rast institucionet shtetërore duhet të monitorojnë tregun”, thekson eksperti.

Çmimi i karburanteve në Shqipëri pësoi një rritje të fortë vitin e kaluar, menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo u pasua edhe me një rritje të fortë të çmimit të produkteve ushqimore, të cilat nuk kanë njohur ulje që prej asaj periudhe.  /  S.M

Të fundit

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180...

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit...

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Lajme të tjera

Web TV