Rita Ora shfaqet kuq e zi në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rita Ora dukej një diva e vërtetë teksa bëri një hyrje madhështore në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’ të enjten.

Ajo mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa.

Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta. Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit)./E.Ç

Të fundit

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një...

Banka turke ‘Ziraat’ merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj "Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti...

Çmenduri në plazh/ Vajzat kapen flokësh me njëra-tjetrën (Video)

Një përleshje masive është regjistruar në plazhin e Odesës së shkatërruar nga lufta në Ukrainë, kur dy vajza të veshura me bikini u përplasën...

Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë. Mesazhet...

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti...

Lajme të tjera

Web TV