Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së, zbardhet agjenda

Nesër (2 shtator) Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

Gazetarja e Report Tv  ka mësuar se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.

Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.

Nesër po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të ketë fjalime të hapura njëkohësisht do të votohet./  S.M