Pse muzika që dëgjojmë në adoleshencë, qëndron me ne përgjithmonë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e kaluar, këngëtarja amerikane Taylor Swift publikoi ​​versione të ripërpunuara të albumeve të saj të mëparshme muzikore, mbi një dekadë nga dalja e tyre fillestare në treg. Ky akt shkaktoi jo pak nostalgji tek të gjithë fansat e saj.

Veprimi i këngëtares së njohur, më nxiti të pyes veten mbi lidhjen time emocionale me muzikën,përmes ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sime. Ajo më bëri të mendoj se si kur flasim me të rriturit në të 30-at, 40-at ose 50-at, i dëgjon shpesh ata të rekomandojnë muzikë që daton në kohën e adoleshencës së tyre.

Kur dëgjojnë një këngë nga rinia e tyre, sytë u shkëlqejnë ndërsa kthehen pas në të shkuarën. Por pse muzika që na ka shoqëruar gjatë adoleshencës, qëndron me ne gjatë gjithë jetës sonë? Kjo mund të ndodhë për shkak të aftësisë së muzikës për të zgjuar kujtime nga e kaluara jonë.

Njerëzit kanë tendencën që kur janë në moshë mesatare ose më të vjetër të kenë qasje në kujtimet personale të ngjarjeve që kanë ndodhur midis moshës 10-30 vjeç. Psikologët e kanë quajtur këtë dukuri si “thirrje e kujtesës”, e cila i referohet aftësisë sonë për të kujtuar kujtime të rëndësishme nga vitet tona më formuese.

Por në lojë mund të jetë edhe amnezia e fëmijërisë. Kjo është një dukuri misterioze, që përshkruan pamundësinë për të kujtuar përvojat e jetës para një moshe të caktuar – e cila gjithashtu mund të shpjegojë pjesërisht faktin pse kujtesa rikthehen për ngjarje nga mosha 10 vjeç e lart.

Një studim i vitit 2014 mbi amnezinë e fëmijërisë, arriti në përfundimin se “harresa e përshpejtuar gjatë gjithë fëmijërisë,prodhon një grup gjithnjë e më të vogël kujtimesh nga fillimi i jetës”. Kjo do të thotë që teksa fëmijët rriten dhe piqen, kujtesa e tyre fillon të shfaqë të njëjtin nivel zhvillimi që shihet edhe tek të rriturit.

Pra thënë më thjesht, harrimi i gjërave që ndodhin është më i përhapur në trurin e të rriturve, pasi kujtimet mund mos fiksohen dot – gjë që i bën ata edhe më të prekshëm nga humbja e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja pse muzika që kemi dëgjuar në adoleshencë, një periudhë kohore gjatë së cilës ne kemi një aftësi më të fortë për të kujtuar, ka kaq shumë domethënie për ne.

Lexo edhe :  Zbulimi makabër në shpellën e Kanibalëve

Përtej kësaj, një studim i vitit 2008 zbuloi se “dëgjimi i muzikës i lidhur me të kaluarën tonë, shpesh shkakton një “ndjenjë të fortë njohjeje”. Pra,thjesht duke dëgjuar muzikë apo edhe duke folur shpesh për të, mund të zgjojë kujtime për gjëra që na kanë ndodhur në të kaluarën.

Një eksperiment tjetër zbuloi se këngët e vjetra kishin tendencë të ngjallnin emocione të forta dhe të ndryshme – veçanërisht ato pozitive siç është nostalgjia. Lidhja midis muzikës dhe viteve tona formuese është mbase më e fortë nga sa mendojmë.

Siç e shpjegon Sara Heilbronner, neuroshkencëtare në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Minesotës, “truri kalon nëpër disa ‘periudha të ndjeshme’, gjatë të cilave është veçanërisht elastik, ose i ndryshueshëm”.

“Periudhat më të famshme të kësaj ndjeshmërie janë gjatë foshnjërisë së hershme dhe fëmijërisë. Ne po kuptojmë gjithnjë e më shumëse ka edhe periudha të ndjeshme më vonë gjatë zhvillimit, si për shembull gjatë adoleshencës. Ne shohim një numër procesesh të maturimit të trurit, që i pasojnë këto periudha të mëvonshme të ndjeshmërisë”-thekson ajo.

Heilbronner thekson se një mundësi, është ekzistenca e një periudhe të ndjeshme për kujtesën, që i mbivendoset rikthimit të kujtesës. Kjo do ta bënte trurin të përgatitur neuralisht për të kodifikuar kujtimet e reja afatgjata. Ajo shton se ka ndërkohë prova se adoleshenca është një periudhë e ndjeshme për shumë faktorë që lidhen me zhvillimin e personalitetit, si njohja shoqërore dhe motivimi./E.Ç

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV