Qytetet më të mira për punonjësit në distancë dhe ata hibridë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puna gjatë pushimeve ka shpërthyer me popullaritetin e punës në distancë dhe asaj hibride. Nëse doni të bëni “workcation”* (të punoni ndërsa merrni pushimet), Barcelona mund të jetë vendi ideal.

Ky është përfundimi i IWG, një shoqëri që merret me vendet e punës fleksibële, e cila krahasoi 26 qytete në botë, duke i vlerësuar ato në një shkallë nga 1 deri në 10 për kategoritë e mëposhtme:

-Klima

-Kultura

-Akomodimi

-Transporti

-Ushqime dhe pije

-Lumturia

-Shpejtësia e internetit

-Hapësirat për punë fleksibël

“Kategoritë u zgjodhën për të vlerësuar mjedisin ideal për të punuar jashtë vendit, duke përfshirë edhe kërkesat bazë të jetesës” deklaroi Darren Rogers, përfaqësues në IWG Singapore.

“Ka edhe faktorë që mund të ndikojnë te produktiviteti, si interneti dhe mundësia e hapësirave për punë fleksibël”.

Barcelona, e njohur për jetën e gjallë kulturore dhe për diellin që ndriçon thuajse gjatë gjithë vitit renditet e para për ata që “kërkojnë ndërthurjen e përsosur mes punës dhe kohës së lirë” – deklaroi IWG.

Shoqëria kreu edhe një sondazh te më shumë se 1,000 punonjës hibridë, i cili zbuloi se thuajse tre në pesë (57%) punuan ndërkohë që ishin me pushime vitin e kaluar, duke zgjatur pushimet ndërsa punonin jashtë vendit.

“Horizontet e punonjësve të sotëm nuk janë më të kufizuara në vendin e tyre” – shtoi Rogers.

“Kemi parë se punonjësit në gjithë botën e vlerësojnë shumë mundësinë e zgjatjes së pushimeve të tyre me ‘workcations’ dhe në këmbim, edhe punëdhënësit përfitojnë, me ekipe shumë të angazhuara, të lumtura dhe produktive”.

 

La Rambla, Barcelonë

 

Qytetet më të mira për punën në distancë

Studimi zbuloi se shpejtësia e internetit është faktori i parë kryesor për nomadët dixhitalë, duke lënë pas koston e jetesës dhe klimën.

“Rritja e punës hibride u mundëson punonjësve të punojnë nga çdo vend ku mund të jenë më produktivë, edhe jashtë vendit” – thotë Rogers.

“Kjo është e mundur falë teknologjisë cloud, që kërkon lidhje interneti të besueshme dhe me cilësi të lartë”.

Singapori mori vlerësimin më të lartë për shpejtësinë e internetit (9), i ndjekur nga Nju Jorku (8,5) dhe Hong Kongu (8).

Singapori renditet i 21-të në klasifikim, me rezultate të larta në kategori të tjera si lumturia dhe transporti.

“Singapori është edhe qendra kryesore financiare në Azi. Në qytetin kozmopolit ndodhet edhe aeroporti më i mirë në botë, që shpesh shihet si një destinacion-hyrës për të kaluar lehtësisht në pjesën tjetër të Azisë, duke përfshirë Azinë Juglindore” – deklaroi IWG.

Lexo edhe :  Pica me ananas kushton 100 euro/ Videoja nga një restorant në Maltë bëhet virale

Barcelona dhe Toronto – dy qytetet e para – regjistruan rezultate të larta në lidhje me shpejtësinë e internetit dhe çmimeve të akomodimit.

 

Toronto

 

10 qytetet më të mira për “Workcations”

1.Barcelona

2.Toronto

3.Pekini

4.Milano

5.Nju Jorku

6.Rio de Zhaneiro

7.Amsterdami

8.Parisi

9.Xhakarta

10.Lisbona

Për shembull, qiraja mesatare në muaj në Barcelonë kushton 1,158 dollarë dhe 1,769 dollarë në Toronto – krahasuar me 3,632 dollarë në Nju Jork – qyteti më i shtrenjtë në listë.

 

Pekin

 

“Joshja” e Barcelonës

Barcelona është joshëse me “ndërthurjen unike të diellit, detit, rërës dhe atmosferës kozmopolite” – thotë IWG.

Sipas studimit, qyteti spanjoll mori një rezultat të lartë për kostot e transportit dhe “ka një kosto jetese relativisht të ulët” krahasuar me qytete të tjera të njohura europiane.

Një filxhan kafe në Barcelonë kushton mesatarisht 2.68 dollarë, krahasuar me 4.92 dollarë në Los Anxhelos dhe 4.57 dollarë në Pekin, shtoi IWG.

Përveç akomodimit ekonomik, Toronto mori rezultate të lartë në lidhje me lumturinë dhe “hapësira të larmishme për punë fleksibël”.

“Qyteti më i madh i Kanadasë ofron një përvojë të larmishme për nomadët dixhitalë, ku mbi 25% e sipërfaqes së qytetit është e mbuluar me pyje dhe 18% e zënë parqet, duke ofruar hapësira të gjelbra të bollshme për t’u çlodhur në mes të mjedisit të zhurmshëm urban” – tregoi studimi.

Spanja dhe Kanadaja prezantuan programe të reja për nomadët dixhitalë vitin e kaluar, duke iu drejtuar profesionistëve që mund ta kryejnë punën e tyre kudo.

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, është qyteti më i mirë aziatik për workcations. Sipas IWG, Pekini “mori rezultate të larta” në kategori si kultura, akomodimi dhe kostot e transportit.

Qyteti ka në total 1.484 galeri dhe muze, duke u renditur i dyti pas Nju Jorkut. Qiraja mesatare kushton 1.204 dollarë në muaj, sipas studimit.

“Jeta kulturore e nivelit botëror të qytetit, me galeri dhe mjedise të shumta kulturore, ofron një përvojë të jashtëzakonshme për udhëtarët që kërkojnë të njohin trashëgiminë e pasur të Kinës dhe inovacionit bashkëkohor,” deklaroi IWG./  S.M

Të fundit

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza. Avokatët ndërkombëtarë thonë se...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Lajme të tjera

Web TV