Rita Ora flet me krenari për Kosovën në Festivalin e Filmit në Venecia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes polemikave të shumta nisur nga një provokim prej një fansi serb në Hungari, Rita vijon të punojë si ambasadore e Kosovës në të mirë të vendit.

Në fjalimin e saj, Rita theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata. Një pjesë e këtij fjalimi u nda në platformën “X” nga Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ndër të tjera teksa po prezantonte një çmim, Rita u shpreh: “Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative…”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia ditën e djeshme.

Rita u shfaq e veshur me fustan kuqezi nga ku po përshëndeste me duar nga varka. 32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.

Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta.

Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb./e.t

Të fundit

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Lajme të tjera

Web TV