Aksident pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja, makina përplas vajzën tek vizat e bardha

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një vajzë që ishte me biçikletë.

Në momentin e aksidentit e reja ishte duke kaluar tek vizat e bardha.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./e.t