Çfarë i ndodh trupit nëse marrim grupin e gabuar të gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur merrni grupin e gabuar të gjakut, nëse ju duhet të bëni një transfuzion gjaku, në trup nisin një seri reagimesh, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën e njeriut.

Simptomat si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, ethe, presion i ulët i gjakut dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit janë disa nga pasojat kryesore të marrjes së një grupi të gabuar të gjakut. Kjo ngatërresë është tepër e rrallë dhe ndodh vetëm një herë në 14 mijë raste të transfuzionit të gjakut.

Gjaku që do të përdoret për transfuzion si dhe gjaku i personit që do të marrë gjakun duhet të jenë i të njëjtit lloji dhe u nënshtrohen analizave të përshtatshmërisë, përpara se të kryhet transfuzioni.

Ky proces minimizon refuzimin e transfuzionit, por edhe eliminon mundësinë që dhuruesi i gjakut mund të përmbajë antigjene që nuk përputhen me marrësin.

Grupi i gjakut është i përcaktuar në gjenet tona. Ai trashëgohet nga prindërit me ndikim të barabartë të nënës dhe babait. Rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet nga jashtë janë të mbështjella me krijesa të ndryshme (proteine, hidrokarbure, glukoproteina) të cilat quhen antigjene.

Ekzistojnë tri antigjene kryesore, A, B dhe O, mirëpo është i mundshëm edhe kombinimi i grupeve të gjakut varësisht nga ajo janë A, B, AB dhe O.

Personat të cilët kanë grupin e gjakut “zero” janë “dhurues universalë”, sepse këtë grup të gjakut mund ta marrin të gjithë. Grupin A të gjakut mund ta marrin personat të cilët kanë grupin A dhe AB, grupin B personat të cilët kanë grupin B dhe AB të gjakut.

Mirëpo, grupin AB të gjakut mund ta marrin vetëm personat të cilët e kanë këtë grup gjaku, kështu që grupi AB është “marrës universal.”/E.Ç

Të fundit

“Futbolli si mesazh për paqen”, Ronaldo me dhuratë speciale për Presidentin Donald Trump

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7...

“Dorëzohu pa kushte”, ultimatumi i Trump për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka qenë tepër aktiv në orët e fundit në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet...

Jorida Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Në një video reels të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po ndjekin...

“PD nuk ofron alternativa”/ Elezi: Në kampin blu mbizotëron servilizmi ndaj Berishës

Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se deformimi i procesit zgjedhor në Shqipëri nis shumë përpara se qytetarët...

Çelësin e zgjidhjes së çështjes palestineze e ka Arabia Saudite

Nga Endri Tafani Çelësin e zgjidhjes së çështjes palestineze e ka Arabia Saudite e cila është fuqia më e madhe ekonomike dhe diplomatike në rajon, ...

Lajme të tjera

Web TV