Ushtrimet fizike ndikojnë në gjendjen shpirtërore të fëmijëve: ja studimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët që “zhyten” në iPad-e dhe filma vizatimorë për orë të tëra? Jetë sedentare, pa asnjë aktivitet fizik që mund të ndikojë në gjendjen e tyre fizike për një kohë të gjatë.

Nuk është sekret që stërvitja çliron endorfinë për t’u ndjerë mirë dhe përmirëson humorin tuaj.

Një studim në Norvegji i botuar në revistën “Pediatrics” zbulon se aktiviteti fizik ndihmon në forcimin e gjendjes shpirtërore të fëmijëve. Studiuesit, të udhëhequr nga autorja Tonje Zahl, njëherësh edhe pedagoge në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, bënë një eksperiment tek 800 fëmijë midis moshës 6 dhe 8 vjeç dhe modelet e tyre të aktivitetit fizik, nëpërmjet një pajisje që mbahej vendosur në trup. Ata konstatuan se fëmijët që merreshin me ushtrime të moderuara deri të fuqishme kishin më pak gjasa të shfaqnin simptoma të depresionit dy vjet më vonë.

“Aktiviteti fizik ka një sërë përfitimesh shëndetësore dhe ky studim tregon se rritja e aktivitetit fizik të moderuar dhe të fuqishëm të fëmijëve mund të parandalojë simptomat e mëvonshme të depresionit,” thotë Zahl.

“Lërini fëmijët të luajnë me ju ose me miqtë. Përfshijini ata në sporte të organizuara sepse qëndrimi ulur rrit rrezikun e depresionit vite më pas”.

Autorja Zahl inkurajon prindërit që t’u bëjnë fëmijëve ushtrime argëtuese në mënyrë që të fikin televizorin dhe të fillojnë të lëvizin trupat e tyre të vegjël sa më shumë./E.Ç

Të fundit

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një...

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV