Forcohet dollari ndaj lekut, euroja humb sërish terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
 Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.39 lekë dhe këmbehet me 100.28 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.13 lekë dhe këmbehet me 108.29 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.07 lekë, duke u zbritur  në kuotën 126.61 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 113.40 lekë, ose 0.16 lekë më shumë se ditën e premte.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonal, që aktualisht shoqërojnë sezonin veror me prurje më të lartë të valutës në vendin tonë.  /  S.M

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 100.28 +0.39
Euro EUR 108.29 -0.13
Poundi Britanik GBP 126.61 -0.07
Franga Zvicerane CHF 113.40 +0.16
Jeni Japonez (100) JPY 68.50 -0.19
Dollari Australian AUD 64.82 +0.15
Dollari Kanadez CAD 73.75 -0.24
Korona Suedeze SEK 9.12 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 9.42 +0.01
Korona Daneze DKK 14.53 -0.02
SDR SDR 133.37 +0.52
Ari(OZ 1) XAU 194593.34 +467.11
Argjend(OZ 1) XAG 2417.73 -41.24
Juani Kinez (onshore) CNY 13.79 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 13.79 +0.04
Lira Turke TRY 3.75 +0.01

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV