Kulluri e zbulon për herë të parë: Ja pse u bashkova me Lulzim Bashën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri tha në një intervistë televiziv se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do shkojë te Berisha apo do qëndrojë tek PD zyrtare.

Kulluri u shpreh se vula do qëndrojë në PD zyrtare derisa gjykata të legjitimojë Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij tentativa e Bardhit për të çuar deputetët te Foltorja do dështojë pasi përplasja Basha-Berisha është një përplasje Berisha-SHBA.

“Të drejta e përfaqësimit zyrtar i ka kreu i institucionit, por autoriteti delegohet. Partia regjistrohet në gjykatë në emër të kryetarit, ai njihet nga ligji, e mbani mend diskutimi e Celibashit me Alibeajn.

Funksioni i kryetarit është i padelegueshëm, ndërsa kompetencë të deleguar ti mund të japësh, por nuk jep dot thelbin”, tha Kulluri, i pyetur se nga çfarë u nis për të mbështetur më shumë Bashën se Berishën në konfliktin brenda PD. / S.M