Problemet me kujtesën, ekspertët: Ja arsyet se pse harroni shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh herë disa prej nesh janë përballur me situata të sikletshme kur takojnë dikë për herë të parë, e pas prezantimit ndodh që i kanë harrur emrin. Kujtesa të lë në “lë në baltë” edhe në momente të rëndësishme kur ata duan të nxitojnë për diku e nuk gjejnë ku janë vendosur çelësat e shtëpisë apo makinës.

Situata të tilla harrese, sipas ekspertëve nuk shkaktohet veç prej demencës, por edhe nga faktorë të tjerë si pagjumësia, ankthi, alkooli, etj.

Lëndim në kokë (tronditje)

Humbja e kujtesës është një simptomë kryesore e tronditjes, dëmtimi traumatik i trurit që shpesh shkaktohet nga aksident rrugor ose rrëzimet (p.sh. gjatë sportit). Edhe pse në rastet e tronditjes, humbja e kujtesës afatshkurtër, e cila përfshin informacion të kufizuar për një periudhë të shkurtër kohore, zgjat për disa muaj, në rastin e amnezisë së vazhdueshme, humbjes së vetëdijes, konfuzionit, vështirësisë në ecje ose lëvizjes së pazakontë të syve, atëherë kërkohet kujdes mjekësor.

Megjithëse një dëmtim i vetëm nuk ka gjasa të dëmtojë kujtesën afatgjatë, lëndimet e përsëritura të kokës mund të kenë efekte afatgjata në kujtesë.

Plakja

Rreth një në 10 (11%) të rritur mbi moshën 45 vjeç përjetojnë një shkallë të dëmtimit njohës, duke përfshirë humbjen e kujtesës. Plakja është shkaku kryesor i humbjes së kujtesës afatshkurtër dhe, deri në moshën 60 vjeç, 40% e njerëzve përjetojnë humbje të kujtesës për shkak të tkurrjes së zonave të caktuara të trurit, problemeve në komunikimin midis zonave të ndryshme dhe rrjedhjes së ulët të gjakut në tru.

Angazhimi në aktivitete si leximi dhe një mënyrë jetese e shëndetshme, si gjumi cilësor, dieta e duhur, stërvitja, mbrojnë shëndetin e trurit

Abuzimi me alkoolin

Alkooli, qoftë edhe pak, përshpejton plakjen e trurit dhe pakëson volumin e lëndës gri. Abuzimi me alkoolin më pas ndërhyn në transferimin e kujtimeve nga kujtesa afatshkurtër në atë afatgjatë, duke ruajtur informacione komplekse për një kohë të gjatë.

Lexo edhe :  Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Gjumi i pamjaftueshëm

Kujtimet ruhen në tru gjatë fazës së gjumit të thellë gjatë së cilës të gjitha funksionet e trupit ngadalësohen. Më pas, gjatë gjumit aktivizohet sistemi “limfatik” i trurit, një rrjet kanalesh përmes të cilave eliminohen substancat e padobishme dhe toksike për të ruajtur funksionimin e duhur të sistemit nervor qendror.

Nëse nuk mund të flini ose vuani nga probleme të tilla si çrregullimet e ankthit  të gjumit, duhet të konsultoheni me një mjek.

Depresioni

Është një nga shkaqet më të zakonshme të humbjes së kujtesës afatshkurtër tek njerëzit nën moshën 50 vjeç. Depresioni, si çrregullimet e tjera mendore, prish proceset kimike dhe transmetimin e sinjalit në tru, shpjegojnë ekspertët.

Çrregullimi i stresit post-traumatik

Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është shoqëruar me funksion të dëmtuar kognitiv dhe probleme të kujtesës. Stresi intensiv dhe rikujtimi i kujtimeve traumatike nuk lënë vend që informacione të reja të ruhen në kujtesën e trurit.

 

Të ushqyerit e dobët

Dieta e dobët dhe mungesa e disa lëndëve ushqyese mund të rrisin rrezikun e humbjes së kujtesës ose të përkeqësojnë një gjendje para-ekzistuese. Pamjaftueshmëria e vitaminës B1 dhe B12 është gjëja e parë që duhet të keni parasysh.

Demenca dhe sëmundjet neurologjike

Megjithëse të rralla, te disa njerëz problemet me kujtesën zhvillohen në dëmtim të lehtë njohës, një gjendje pararendëse e demencës që ndikon në kujtesë, por nuk ndërhyn në funksionimin.

Për 10-15% të njerëzve, rënia kognitive do të jetë një shenjë e hershme e demencës, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit , e cila është lloji më i zakonshëm./  S.M

Të fundit

Veliaj përmes Inteligjencës Artificiale: S’kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj...

E papritur në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja

Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother! Sipas asaj që raportohet nga Big Brother, është marrë vendimi që banorja të ndërpresë menjëherë garën, për...

50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

Nga Ylli Pata Administrimi politik i votës së shqiptarëve, ka krijuar gjithë këtë tranzicion tridhjet e ca vjeçar, një koncept partiak të prioriteteve që vendosen...

Katolikët nisin Kreshmen/ Papa mungon në ceremoni, vazhdon trajtimin në spital

Kisha Katolike hapi të mërkurën sezonin solemn të Kreshmës që i paraprin Pashkës, pa pjesëmarrjen e Papa Françeskut. Një kardinal zuri vendin e Atit të...

Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

Studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) parashikon një rritje dramatike të obezitetit dhe mbipeshës në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke...

Lajme të tjera

Web TV