Gjermania sfidon Macron: Nuk do ta kushtëzojmë liberalizimin e vizave për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania nuk do të kushtëzojë liberalizimin e vizave për Kosovën, që duhet të hyjë në fuqi më 1 janar, shkruan portali Euraktiv, ku thuhet se në mes Francës dhe Gjermanisë për këtë çështje ka dallime të mendimeve.

Deklarata e presidenti francez Emmanuel Macron bëri zhurmë javën e kaluar kur tha se heqja e vizave për Kosovën mund të rishikohet nga Parisi dhe Berlini, nëse Prishtina nuk zgjidh tensionet aktuale në veri të Kosovës dhe në dialog me Beogradin.

Më herët kancelari gjerman Olaf Scholz i pyetur nëse kanë rënë dakord me Macron për një rishikim të mundshëm të sistemit të liberalizimit të vizave, ka thënë se Gjermania i përmbahet rregulloreve të BE-së të miratuara në prill të këtij viti, sipas të cilave qytetarët e Kosovës në të ardhmen do të përjashtohen nga regjimi i vizave për qëndrime më të shkurtra në zonën Shengen (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve).

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, çka do të thotë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të përjashtohen njëlloj nga regjimi i vizave për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen. Euraktiv tregon se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në deklaratën e tij është bërë pa pëlqimin e Berlinit.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV