Kjo është kura natyrale që lufton depresionin post-partum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depresioni i pas-lindjes ose i quajtur ndryshe post-partum është një nga ato fjalë që asnjë nënë e re nuk do të donte të dëgjonte, edhe pse shifra flasin në disfavor të kësaj gjëje. Rreth 85% e grave përjetojnë çrregullime të ndjeshme të humorit pas lindjes, që mund të shfaqen nga dita e parë e lindjes dhe arrijnë kulmin në ditën e katërt ose të pestë.

Depresioni postpartum karakterizohet nga ndjenja të shpeshta mërzie, trishtimi dhe faji, të qara të shpeshta, humbje e interesit ndaj foshnjës, irritim dhe sulme paniku, si dhe ndjenja e boshllëkut. Gjatë kësaj kohë nënat e reja shfaqin gjithashtu probleme me gjumin, vështirësi për të komunikuar me të tjerët, vetëvlerësim të ulët, shtim dhe ulje në peshë në mënyrë të pashpjegueshme.

Qumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të rëndësishëm ushqyerjen me gji të fëmijës të paktën në 6 muajt e parë, pasi ndihmon jo vetëm në shëndetin e fëmijës, por edhe shëndetin mendor të nënës. Sipas studiuesve të University of Cambridge, një në 10 gra vuan nga depresioni post natal. Ata studiuan të dhënat për 13.998 lindje në jug-perëndim të Anglisë. Sipas tyre gratë që kishin planifikuar të ushqenin me gji fëmijët e tyre, pas lindjes kishin 50% më pak rrezik të preken nga depresioni. Por rreziku i depresionit është dyfishuar tek gratë që dëshironin të ushqenin me gji fëmijët, por nuk mundeshin.

Mjekët që ndoqën këtë studim kanë bërë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj nënave të reja dhe shëndetit mendor të tyre. Sipas tyre është shumë e rëndësishme që nënat e reja të informohen për rrezikun që sjell mos ushqyerja me gji e fëmijëve dhe benefiteve që vijnë prej kësaj./E.Ç

Të fundit

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit nga Man. City, mesfushori ofensiv...

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”/ Si e ‘groposi’ shteti qytetarin për ‘evazion’

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël,...

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është vendosur në Mbretërinë...

Lajme të tjera

Web TV