Përfundon mbledhja e thirrur nga Bardhi, zbardhet vendimi që morën deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 më shumë se 40 deputetë të opozitës u mblodhën së bashku në një takim të thirrur nga Gazment Bardhi.

Takimit iu bashku ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetët që e mbështesin.

Gjithashtu në mbledhje ishin edhe  katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas diskutimeve me dyer të mbyllura, deputetët dhe aleatët ranë dakord që të ketë një mbledhje të përjavshme.

Berisha foli për mediet në përfundim të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe e cilësoi takimin e sotëm si një mesazh pozitiv.

Berisha: Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar

Deputetët e shtëpisë së lirisë nuk ishin sot, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim, të bashkojmë forca për rrëzimin e pushtetit. Vendimet shumë të rëndësishme do t’ua njoftojë Bardhi, sepse u morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia morale dhe ligjore që kemi para 620 mijë zgjedhjeve që votuan në 14 maj kundër Ramës. / S.M

Të fundit

VIDEO/ Futbollisti i Barcelonës udhëton me linjë “low cost” për ndeshjen me Interin

Barcelona ka udhëtuar që të hënën pasdite drejt Milanos, ku do të luajë sot ndeshjen me Interin, të vlefshme...

50-vjetori i hidhur i Beckham, djali i madh u “zhduk” nga çdo festë, fajësohet nusja

Në vend që të festonte në paqe 50-vjetorin me familjen e tij, David Beckham është përballur me një krisje serioze me djalin e madh,...

Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet. Teksa...

Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë. Sipas gazetës katalanase...

Një ndër pjatat më të shtrenjta në botë, kushton 25 mijë dollarë

Në restorantin Frida të resortit luksoz Grand Velas Los Cabos në Meksikë, shërbehet një nga tacos më të shtrenjta në botë – e vlerësuar...

Lajme të tjera

Web TV