WhatsApp pëson një transformim total për pajisjet Android

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp po ndryshon tërësisht formatin e tij për përdoruesit Android.

WABetaInfo raporton se një grup i zgjedhur përdoruesish po testojnë versionin e ri të aplikacionit. Në screenshot-et që janë shpërndarë, shiriti  i sipërm do të jetë tërësisht i bardhë ndërsa pjesët e tjera të ekranit do të ngjyrosen nga e gjelbra karakteristike.

Butoni i lundrimit mes bisedave, statusit, komuniteteve dhe telefonatave është zhvendosur në shiritin e mëposhtëm.

Dizajni i ri parashikon që të ketë filtra për bisedat të  cilat lehtësojnë kategorizimin e mesazheve të lexuara, personale apo të punës më lehtësisht.

Të gjitha këto mund të jenë të dobishme kur WhatsApp të lançojë edhe opsionin që mund të përdoren disa llogari njëkohësisht.

Gjithsesi, versioni i ri është ende në fazën e testimit ndaj mund të shtohen opsione të reja përpara se të jetë i disponueshëm për përdoruesit./ S.M

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV