Kostot në ndërtim më të lira se një vit më parë, çmimet e apartamenteve ende në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”.

Krahasuar me një vit më parë kur ky ndryshim regjistrohej në 6.2% vihet re se është shënuar një rënie.

Referuar këtij ndryshimi duket se rënia e përgjithshme e çmimeve ka ndikuar edhe në sektorin e ndërtimit. Nga të dhënat shohim se kjo është vlera më e ulët që nga tremujori i parë i vitit të kaluar kur çmimet në ndërtim rriteshin me 5%.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga shifrat rezulton se, rritjen me të lartë të çmimeve e ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 5.4%, pasuar nga grupet “Shpenzime energjie” me 5.0%, “Shpenzime për paga” me 4.9%, “Kosto të tjera” me 4.6%, “Shpenzime transporti” me 4.0% dhe “Shpenzime makinerie” me 2.9%.

Në terma tremujorë ndërkohë, shohim se çmimet në ndërtim janë rritur me 1.1%, nga 1.2% që rriteshin në tremujorin e parë të po këtij viti.

Sipas shifrave të “INSTAT” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 2.2%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 1.3%, “Shpenzime materiale” me 1.0%, “Shpenzime transporti” me 0.9%, “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” me 0.5% secila.

Pra, nga panorama e plotë e të dhënave shohim se si në terma vjetorë, ashtu edhe në terma tremujorë, asnjë prej zërave të shpenzimeve në sektor nuk ka pësuar rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij viti./  S.M

Të fundit

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Lajme të tjera

Web TV