Në burg për shpërdorim detyre, ish-ministri Lefter Koka paraqitet në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit. Përmes avokatit, Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Lajmi raportohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në pretendimin e tij, avokati pohon se ish-ministri Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarrëse sa i takon çështjes së inceneratorëve. “Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Lefter Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimarrës”, tha avokati Julian Mërtiri. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin, i cili deklaron pafajësinë e tij. Kujtojmë se Koka qëndron pas hekurave për shpërdorim detyre për aferën e inceneratorëve.

Koka kundërshtoi edhe akuzën e korrupsionit që ka ngritur SPAK ndaj tij. Sipas avokatit derisa Koka nuk ka shpërdoruar detyrën nuk ka si të ketë bërë korrupsion. “Lefter Koka nuk ka asnjë kontakt me koncensionarët. Akuza nuk ka provuar as marrëveshje, as marrie-dhënie parash”, theksoi avokati. Ndër të tjera avokati tha se ka qenë Ministria e Financave që ka vlerësuar ligjshmërinë e procedurës dhe që ka lëvruar fondet publike. “Nëse do të kishte konstatuar probleme le ta kthente”. Sipas mbrojtësit, gjithë procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse”, -tha me tej avokati./E.T

Të fundit

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Lajme të tjera

Web TV