Stefi flet për lidhjen e re në distancë: As nuk e kërkova, as nuk më kërkoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar 7 vjet që kur bashkëshortja e Stefi Priftit u nda nga jeta para kohe duke lënë pas dy vajza dhe këngëtarin me një dhimbje të madhe.

Por jeta bën të sajën, u jep mundësi të tjera njerëzve për të jetuar, pavarësisht dhimbjes, e cila asnjëherë nuk zhduket

Stefi Prifti, i ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, së bashku me Endrin, për të promovuar këngën e tyre të re “Lozonjare”, nuk shpëtoi nga pyetja për jetën personale.

Dy muaj më parë, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës zbuloi se ishte në një lidhje të re prej disa kohësh, e cila e ka bërë shumë të lumtur.

I emocionuar dhe pa shumë dëshirë për të zbuluar më shumë për këtë raport të tij të ri, Stefi tha se, në fakt, as ai dhe as partnerja e tij, nuk e kishin pasur qëllim të kërkonin një lidhje në jetën e tyre. Gjithçka kishte ardhur shumë natyrshëm. Nga një telefonatë…

As nuk e kërkova, as më kërkoi… Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje… “ – tregon Stefi duke shtuar se, pas 7-vjetësh nga humbja e bashkëshortes, ai “kishte gjetur veten” me dhimbjen dhe bindjen e tij. Por jeta kështu është. Të sjell surpriza.

Për partneren e tij, Stefi ka vlerësimin maksimal, edhe pse lidhja e tyre, për momentin është në distancë, sepse ajo nuk jeton në Shqipëri. Por ajo që thekson këngëtari është mirëkuptimi që ka gjetur me dy vajzat e tij:

Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

“Pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ky ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur m’u desh të vendosja. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë”. / S.M

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV