Banka e Shqipërisë miraton ndryshime në rregulloren për licencimin e SHKK-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”.

Ndryshimet synojnë të forcojnë masat që synojnë të shmangin pjesëmarrjen në këto institucioneve financiare të subjekteve dhe individëve me aktivitete të jashtëligjshme dhe fonde që burojnë prej tyre.

Sipas ndryshimeve, pjesë e dokumentacionit që do t’u kërkohet subjekteve që aplikojnë për licencë do të jenë vërtetimet për secilin anëtar themelues të SHKK-së se personi nuk është në ndjekje penale, nuk është në gjykim për vepra penale, nuk është i dënuar penalisht (nga Ministria e Drejtësisë) dhe personi nuk është objekt i procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm (nga Zyra e Përmbarimit Gjyqësor). Dokumentet e lartpërmendura duhet të jenë lëshuar jo më herët se tre muaj nga data e paraqitjes së aplikimit në Bankën e Shqipërisë.

Shoqëritë e kursim-kreditit apo kooperativat financiare janë shoqëri ku anëtarët mund të vendosin depozita, si edhe të përfitojnë kredi apo edhe shërbime të tjera pagesash. Modeli i SHKK-ve ka rezultuar veçanërisht efikas për financimin e atyre segmenteve të shoqërisë që, për arsye të ndryshme, kanë akses të kufizuar në sektorin bankar. Kjo vlen sidomos për fermerët dhe individët që jetojnë dhe punojnë në zonat rurale të vendit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në mesin e këtij viti arriti vlerën e 14.6 miliardë lekëve ose pothuajse 135 milionë eurove. Kredidhënia për anëtarët përbën edhe zërin kryesor në bilancin e këtyre kompanive, me rreth 77% të totalit të aktiveve. Portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të kishte vlerën e mbi 11.2 miliardë lekëve në fund të qershorit 2023. Pjesa tjetër e aktiveve konsiston kryesisht në depozita të vendosura në institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë të papërfillshme zënë investimet në letrat me vlerë dhe aktivet jo financiare.

Lexo edhe :  Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet, në pjesën më të madhe, te depozitat e anëtarëve. Në mesin e këtij viti, depozitat përbënin afërsisht 71% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë ato prekën shifrën e 10.35 miliardë lekëve. Përfshirja në skemën e sigurimit të depozitave vlerësohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në rritjen e sektorit të SHKK-ve në vitet e fundit.

Me ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e depozitave”, në vitin 2015, edhe depozitat e SHKK-ve sigurohen me ligj, deri në vlerën e 2 milionë lekëve. Por, sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së. Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht në Shqipëri veprojnë 11 SHKK aktive, ndërsa Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) raporton nëntë subjekte të anëtarësuara në skemën e sigurimit të depozitave.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV