8 shtator, një vit nga vdekja e Elizabeth II. Ja mesazhi i mbretit Charles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles ka përkujtuar sot përvjetorin nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta një vit më parë në 96-vjeçare.

Në një mesazh të ndier në këtë përvjetor të vdekjes së mbretëreshës, më 8 shtator Monarku përmes një video tha: “ Në këtë përvjetor të parë të Madhërisë së ndjerë, ne kujtojmë me shumë dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e përkushtuar dhe gjithçka që ajo donte të thoshte për kaq shumë prej nesh”., citon The Telegraph.

Mbreti zgjodhi të publikonte një imazh të Mbretëreshës në vitet e mëparshme të mbretërimit të saj, kur ajo ishte 42-vjeç, ku portreti është marrë nga Sir Cecil Beaton gjatë një takimi zyrtar në Buckingham Palace më 16 tetor 1968. /  S.M

8 shtator, një vit nga vdekja e Elizabeth II. Ja mesazhi i mbretit Charles

Burimet thanë se imazhi u zgjodh pjesërisht sepse pasqyronte ndjenjën e saj të argëtimit dhe “shkëlqimin në sy”.

Në këtë përvjetor, mbreti pritet ta kalojë ditën në heshtje dhe takime private në Balmoral, ku nëna e tij kaloi javët e fundit para vdekjes së saj më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV